UBT

Zyrtare: Kastriot Imeri i bashkohet Young Boysit

/ 2 minuta lexim

Young Boys ka konfirmuar se ka transferuar zyrtarisht Kastriot Imerin nga Servette.

Lojtari shqiptar ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2026 me klubin tjetër zviceran.

“BSC Young Boys shprehen shumë të kënaqur që kanë arritur të nënshkruajnë me Kastriot Imerin, një lojtar ofensiv shumë i kërkuar. 22-vjeçari zviceran ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare me YB deri në verën e vitit 2026”, thuhet fillimisht në komunikatën e tyre.

Uji Dea

Imeri u zhvillua jashtëzakonisht mirë në klubin Servette dhe ishte një nga lojtarët më të spikatur në Super Ligën Credit Suisse sezonin e kaluar; në 26 paraqitje ai shënoi 11 gola. Ai ka luajtur 78 ndeshje (13 gola, 10 asistime) në divizionin më të lartë të Zvicrës deri më tani, duke bërë gjithsej 148 paraqitje për ekipin e parë të Servette (22 gola, 17 asistime)”.

“Ai bëri debutimin e tij për kombëtaren zvicerane më 12 nëntor 2021, kur ekipi i trajnerit Murat Yakin barazoi 1-1 me Italinë në Romë. Imeri ka shënuar katër gola në 16 ndeshje për kombëtaren e Zvicrës U21”, vazhdon njoftimi i tyre.

Kastriot Imeri në anën tjetër deklaroi: “Unë me të vërtetë i pres me padurim sfidat te Young Boys dhe do të doja të ndihmoja në arritjen e qëllimeve të larta. Tashmë njoh disa lojtarë në ekip me të cilët kam luajtur në kombëtare. Në të njëjtën kohë dua të falënderoj Servette për vitet e shkëlqyera. Ishte një kohë e shkëlqyer”. /Telegrafi/