Zyrtare: Ilir Berisha bëhet me skuadër të re
Ilir Berisha është transferuar tek skuadra e Gefle IF.Ish mbrojtësi i Prishtinës, Ilir Berisha është transferuar tek skuadra tjetër suedeze, Gefle IF.
Lajmi është konfirmuar nga vet lojtari përmes faqes së tij zyrtare në Facebook.
“Zyrtarisht lojtar i skuadrës Gefle IF dhe pjesë e ligës Allsvenskan. Faleminderit shumë për urimet e juaja”, shkruan Berisha në Facebook.
Berisha deri në vitin 2012 kishte luajtur te Prishtina, ndërsa më pas u transferua në Orebro./express/


