Zyrtare: Igli Tare e transferon te Lazio futbollistin nga Kosova
Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare e ka transferuar edhe një futbollist shqiptar, transmeton zeri.info
Ish-futbollisti shqiptar ka arritur marrëveshje për transferimin e Florent Shehut.
Shehu ishte kërkuar nga disa klube evropiane, por në fund e zgjodhi Lazion, kjo edhe për shkak të Tares.
17-vjeçari ka lindur në Francë, derisa është nga Kosova.
Kalimin te Lazio e ka bërë të ditur vetë ai në rrjetin social Tëitter.
“Jam shumë krenar dhe i lumtur që kam nënshkruar një kontratë profesionale 3-vjeçare me Lazion. Falënderoj klubin dhe drejtorin Igli Tare për besimin”, ka shkruar ai./Zëri


