ARKATANA

Zyrtare: Hysaj refuzoi skuadrën e madhe nga Serie A

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Elseid Hysaj, mbrojtësi i djathtë i Kombëtares shqiptare, ka refuzuar transferimin te Juventusi.

Elseid Hysaj e ka pasur një mundësi të madhe që gjatë kësaj vere të transferohet te kampioni i Italisë, Juventusi.

Por, mbrojtësi i djathtë i Kombëtares shqiptare ka refuzyar këtë mundësi pasi ka dashur të qëndroj në Napoli.

Këtë e ka zbuluar menaxheri i lojtarit, Mario Giuffredi për gazetën italiane, Il Mattino, përcjell Express.

FIDANISHTJA

“Do t’ju tregoj për Hysajn: Juve më thirri dhe më pyeti për të. I dëgjova dhe pastaj telefonova Hysaj”, tha Giuffredi për Il Mattino.

“Ai as që më lejoi të hapja biseda me Juventusin sepse ai më tha se nuk po mendonte të largohej nga Napoli dhe donte të qëndronte në Napoli. Ai dëshiron të fitojë Serie A”, ka theksuar ai.

Hysaj, i cili është pjesë e Napolit nga viti 2015, ka kontratë me skuadrën nga San Paolo deri në vitin 2021. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.