Uji Dea

Zyrtare: Hekuran Kryeziu i bashkohet Winterthurit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Hekuran Kryeziu e ka kompletuar kalimin te Winterthur.

Përmes një komunikate, klubi bëri të ditur se reprezentuesi i Kosovës ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2024, derisa atë e transferuar si lojtar të lirë.

“Përforcimi i mesfushës defanzive: FCW nënshkruan me Hekuran Kryeziun. Lojtari 29-vjeçar ishte i lidhur për herë të fundit me FC Zurich dhe me ne ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2024 pas një viti të përkohshëm në Winterthur”, thuhet në komunikatën e tyre.

FIDANISHTJA

“Si mesfushor i fortë teknikisht, Hekuran Kryeziu sjell shumë përvojë nga Superliga dhe garat ndërkombëtare. Me FC Luzern (2011-2018), Vaduz (2014/15) dhe FC Zurich (2018-21), ai luajti 224 ndeshje në Superligë, 19 në Kupën e Zvicrës dhe dhjetë në Ligën e Evropës. Ai luan edhe për Kombëtaren A të Kosovës, 27 herë – dhjetë herë në kuadër të kualifikimeve për Botëror”.

“Hekuran Kryeziu (12.2.1993) ka dalë nga akademia e FC Luzern. Ai luajti 31 ndeshje me grupmoshat e Zvicrës. Gjatë periudhës së tij pa kontratë sezonin e kaluar, ai u mbajt në formë në klube të ndryshme”.

“Ne e mirëpresim ngrohtësisht Hekuranin në Winterthur dhe i urojmë të gjitha të mirat, shumë shëndet, gëzim dhe sukses me FCË”, përfundon njoftimi i tyre. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.