Fundamenti

Zyrtare: Hadergjonaj nënshkruan për tri vite me Kasimpasan

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Florent Hadergjonaj ka konkretizuar marrëveshjen me klubin turk, Kasimpasa.

Mbrojtësi i Kosovës, që ishte i huazuar në këtë klub në gjashtë muajt e fundit nga Huddersfield, kishte arritur ta bind Kasimpasan që e ka blerë kartonin e tij.

Hadergjonaj ka nënshkruar kontratë që e lidh atë me Kasımpasan për tri vitet e ardhshme.

RCCOLA

Nuk janë bërë ende të ditura detajet e marrëveshjes mes klubeve, ndërsa Hadergjonaj do ta gjejë sërish në klub edhe futbollistin tjetër shqiptar, Loret Sadikun.

Hadërgjonaj ka luajtur më parë për klube si Young Boys e Ingolstadt 04.

Mbrojtësi anësor ka zhvilluar 13 ndeshje sezonin e shkuar me Kasimpasan, ku e ndihmoi që të qëndrojë në elitë. /Telegrafi/