Zyrtare: Gjilani sjell edhe futbollistin e pestë si përforcim
Gjilan – Skuadra e re e Superligës së Kosovës në futboll KF Gjilani, nuk ka të ndalur. Ajo posë që i ka filluar përgatitjet, zyrtarët e kësaj skuadre kanë sjellë edhe përforcimin e pestë në radhët e “bardh e kuqëve” të Gjilanit. “Lexhionari” i ri i Gjilanasve është futbollisti nga Rahoveci Isa Eminhaziri, i cili stinorin e kaluar ka mbrojtur ngjyrat e kampionit aktual të futbollit të Kosovës Feronikeli.
Eminhaziri futbollist me tipare të sulmuesit, më herët ka mbrojtur ngjyrat e disa skuadrave në Shqipëri siç janë; Pogradeci, Teuta e Durrësit, dhe Besa e Kavajës.”Kemi arrit gjuhë të përbashkët me Eminhazirin për një stinor, për skuadrën tonë është një përforcim ma se i nevojshëm në repartin e sulmit. Kemi të bëjmë me një futbollist cilësor, gjatë edicionit të garave presim që ta arsyetoj ardhjen e tij në klubin tonë “ka bërë të ditur për rajonipress drejtori i KF Gjilanit Agron Korqa.
Në taborin e Gjilanasve më herët kanë nënshkruar Betim Haxhimusa ( Prishtinë), Valon Kabashi (Flamurtar) Gzim Rusi(Ferizaj), Filonit Shaqiri (Drenicë) dhe Trajneri Sedat Pajaziti ./rajonipress/


