Zyrtare: Gerhard Progni e Fiton Hajdari rinovojnë me SC Gjilani

Dy futbollistët e SC Gjilanit, Gerhard Progni e Fiton Hajdari, kanë vazhduar bashkpunimin me skuadrën e SC Gjilanit.
Njëri ndër futbollistët më të mirë në Superligën e Kosovës, Gerhard Progni, ka arritur marrëveshje për të zgjatur bashkëpunimin me SC Gjilanin edhe për një vit.
Një marrëveshje të tillë e ka arritur edhe sulmuesi tjetër, Fiton Hajdari, i cili ka vazhduar kontratën edhe për dy vite.
Siç bëjnë të ditur nga tabori i SC Gjilanit me nga një vit kontratë kanë edhe sulmuesit Tomislav Busiq e Keita Razak.
Në kampionatin e sapo mbyllur sulmi i “kuqebardhve”, ka qenë më efikasi në ligë duke shënuar 61 gola./rajonipress/