ARKATANA

Zyrtare: Florent Muslija i bashkohet Paderbornit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Florent Muslija i është bashkuar Paderbornit nga Hanover 96 si lojtar i lirë, në nëj marrëveshje njëvjeçare e gjysmë.

Përfaqësuesi i Kosovës Muslija do ta vazhdojë karrierën në Bundesliga 2 – kategorinë e dytë të futbollit gjerman – por me një skuadër të re, Paderborn, raporton Gazeta Express.

Paderbon, klubi nga qyteti perëndimor i Gjermanisë, njoftoi se 23-vjeçari ka nënshkruar marrëveshje me kohëzgjatje deri më 30 qershor 2023.

“Muslija ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2023 dhe është lojtari më numrin 30 në skuadrën e Paderbornit”, thuhet në njoftimin e klubit gjerman.

ARKATANA

Muslija i kaloi tri vite me ekipin e parë dhe kryesisht të dytë të Hanoverit, duke i bërë 17 paraqitje në Bundesligë dhe 60 të tjera në Bundesliga 2.

Para se t’i bashkohej Hanoverit më 2018, ai e kishte kaluar tërë karrierën në Karlsruher, në akademinë e të cilës ishte zhvilluar.

Drejtori sportiv i Paderbornit, Fabian Wohlgemuth, e lartësoi kosovarin në një intervistë për uebsajtin e klubit.

“Florenti është ndërtues i lojës me përvojë në Bundesliga dhe Bundesliga 2. Me kreativitetin e tij ai i rrit mundësitë në skuadrën tonë”, tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.