Zyrtare: Fejzullahu nënshkruan me Beijing Guoan

Erton Fejzullahu ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me skuadrën kineze, Beijing Guoan. Sulmuesi kosovar ishte i huazuar në këtë ekip nga klubi suedez, Djurgarden.
Skuadra kineze, Beijing Guoan, e ka bërë të venin Erton Fejzullahun, me të cilin ka nënshkruar kontratë dyvjeçare. Sulmuesi kosovar ishte i huazuar te ky klub nga skuadra suedeze, Djurgarden.
“Kur ne e huazuam në Pekinit verën e kaluar, ne kemi rënë dakord për një opsion që mund të shfrytëzohej para 15 nëntorit. Pas disa bisedave që kemi bërë, kemi arritur marrëveshje që Fejzuallahu të bëhet përfundimisht i Beijing’, ka deklaruar drejtori sportiv i Djurgardenit, Bosse Andersson.
Kosovari me nënshtetësi suedeze deri më tani ka zhvillua 9 ndeshje me ekipin kinez, derisa ka arritur të realizoi shtatë gola./express/