Zyrtare: Federata italiane dënon Berishën
FIGC ia ka shqiptuar këtë dënim Etrit Berishës pas kalimi jo të rregullt te Lazio.Federata Italiane e Futbollit (FIGC) e ka dënuar portierin kosovar, Etrit Berisha sot.
Etriti është dënuar me 10 ditë pasi nënshkroi kontratë me Lazion, pasi paraprakisht kishte nënshkruar edhe me Chievon.
Gjithashtu, Lazio u dënua me 15 mijë euro pasi nënshkroi me një lojtar që veҫse kishte nënshkruar me një skuadër tjetër, përcjell faqja zyrtare e FIGC.
Ndryshe, Berisha kishte deklaruar se nënshkroi kontratën me Chievon duke menduar se po nënshkruante vetëm parakontratë, pasi nuk e kuptonte gjuhën italiane.


