Zyrtare: Fatos Beqiraj transferohet në Bjellorusi
Sulmuesi kosovar, Fatos Beqiraj, është bërë me skuadër të re.Fatos Beqirja është larguar nga skuadra kineze, Changchun Yatai. Reprezentuesi i Malit të Zi karrierën do ta vazhdoj në Bjellorusi.
Ish sulmuesi i Besës nga Peja, Dinamo Zagrebit dhe Buducnostit është anëtari i ri i skuadër së njohur nga ky vend, Dinamo Minsk.
Këta të fundit nëpërmjet faqes zyrtare kanë konfirmuar se kanë nënshkruar kontratë dyvjeçare me sulmuesin pejan.

