KKVITI

Zyrtare: Fadil Ismajli largohet nga AKR’ja

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Fadil Ismajli nuk është më pjesë e partisë së Behxhet Pacollit. Ish-ministri Ismajli ka vendosur të heq dorë nga të gjitha funksionet në Aleancën Kosova e Re. Këtë fakt ai e ka konfirmuar për Gazetën Express.

Ai ka treguar se largimin nga AKR;ja po e bënë për çështje personale.

Ismajli ka thënë se nuk do te jetë pjesë e asnjë partie potitike në Kosovës. Por, ka bërë të ditur se do të angazhohet në punë profesionale.

KKVITI

“…për arsye personale edhe me bisedë me Presidentin e partisë, tërhiqem nga të gjitha funksionet në mënyrë që ti përkushtohem sfidave profesioanle, por do të mbetem simpatizant dhe përkrahës i AKR-së, mbi bazën e programit në të vet kam qenë pjesë”, ka thënë Ismajli.

Ismajli më 10 maj të vitit të kaluar ishte zgjedhur zëvendëspresident në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie.

Fadil Ismajli në qeverinë “Thaçi 2”, kishte shërbyer si ministër për Zhvillim Ekonomik.