FITORJA

Zyrtare: Eros Grezda rikthehet te Zalaegerszeg

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Eros Grezda do të vazhdojë karrierën në Hungari, pasi e ka kompletuar transferimin te Zalaegerszeg.

Përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare, klubi hungarez bëri të ditur se sulmuesi i Shqipërisë u është bashkuar atyre si lojtar i lirë.

Ai kishte ndërprerë kontratën javë më parë me skuadrën turke, Manisa, aty ku luajti tetë ndeshje, ndërsa vetëm një ishte si shartues.

FIDANISHTJA

Grezda kishte luajtur edhe më parë për Zalaegerszeg, ku kishte luajtur për gjysmë viti, në edicionin 2021/22.

27-vjeçari ka nënshkruar për një vit e gjysmë, ndërsa drejtori sportiv i klubit Attila Dragoner u shpreh i lumtur për afrimin e lojtarit të kombëtares së Shqipërisë, për të cilin beson shumë se do e ndihmojë ekipin me eksperiencën e tij, ndërsa veçoi se shpreson që në këtë aventurë të dytë të lojtarit, ai të ambientohet sa më parë, për të dhënë kontributin e tij.

Grezda ka zhvilluar 13 ndeshje me fanellën e Shqipërisë, ndërsa e ka shënuar një herë, e që në rast se rikthehet në formën e lartë te klubi hungarez, mund ta ndihmojë edhe në kombëtare. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.