ARKATANA

Zyrtare: Emir Sahiti vazhdon kontratën me Hajdukun

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Emir Sahiti ka vazhduar sot kontratën me Hajdukun deri në verën e vitit 2026.

Anësori 24 vjeçar mbërriti në Poljud në fillim të vitit 2018, por luajti në huazim te Sibenik në sezonin 2020/2021, ku shënoi shtatë gola.

Në dy sezonet e fundit, ai ka qenë lojtar startues i ekipit të parë, në të cilin ka bërë deri në 60 paraqitje, duke shënuar 11 gola dhe duke shtuar 10 asistime.

GRANDEMALL

Ai gjithashtu luajti një rol të rëndësishëm në fitimin e Kupës së Kroacisë në sezonin 2021/22.

“Ndihem mirë sepse kam pesë vjet që jam këtu, praktikisht ndihem si në shtëpinë time. Unë po rritem si lojtar çdo ditë, ka shumë lojtarë me përvojë këtu nga të cilët mund të mësoj. Shpresoj të vazhdoj me lojëra të mira për të treguar cilësinë në fushë”.

“Do të vazhdoj të bëj më të mirën në çdo seancë stërvitore dhe në çdo ndeshje për mbështetjen e këtyre tifozëve që vijnë të na bëjnë tifo në numër të tillë”, ka thënë Emir Sahiti pas nënshkrimit të kontratës së re. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.