United Hospital

Zyrtare: Emir Sahiti nënshkruan për katër vite me Hajdukun e Splitit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Talenti prishtinas 19-vjeçar që luan me ekipin e shpresave të Shqipërisë, Emir Sahiti ka bërë hapin e madh në karrierë, duke nënshkruar kontratë profesionale për katër vite me Hajdukun e Splitit.

19-vjeçari në vitin e fundit ishte pjesë e skuadrës së dytë të Hajduk Split ku luajti si i huazuar nga ekipi maqedonas, Rabotnicki.

Sahiti e ka filluar karrierën e tij në Kosovë, ku u aktivizua me të rinjtë e skuadrës së Prishtinës, ku ishte shumë i suksesshëm.

Talenti i tij u spikat nga Rabotnicki në Maqedoni, ku ai debutoi që në moshën 17-vjeçare.

ARKATANA

Lajmin për kalimin në skuadrën e Hajduk Split, Sahiti e ka njoftuar edhe përmes rrjeteve të tij sociale, ku është shprehur shumë i lumtur për këtë aventurë të re.

Emir Sahiti ka luajtur edhe me kombëtaren U-19 të Shqipërisë.

Në eliminatoret e fundit ai ishte pjesë e grupit të ekipit “Shpresa” nën drejtimin e teknikut Alban Bushi.

Ai luan në pozicionin e sulmuesit, por mund të luajë edhe në mesfushë. Sahiti shquhet për teknikë të mirë, por ka edhe nuhatje para portës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.