UBT

Zyrtare: Dy kosovarë vdiqën në aeroplanin e rrëzuar në Shkup

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov, e ka konfirmuar për tetovasot.com se dy shtetas të Kosovës dhe katër të Italisë janë mbytur gjatë rrëzimit të aeroplanit në Shkup. Destinacioni i tyre i fundit ka qenë Prishtina.

I plotësuar – Avioni që sot pasdite u zhduk nga radari i aeroportit të Shkupit është gjetur dy kilometra mbi fshatin Kozle, Katlanovë.

Policia nuk lëshon asnjë të afrohet në vendin e rrëzimit, ku nga distanca shihet zjarri.

Pranë vendit të aksidentit është gjetur një trup i djegur, sipas burimeve jozyrtare të policisë.

ARKATANA

Drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov tha se mbeturinat e avionit janë gjetur 2 km nga fshati Kozle dhe se policia ka siguruar tashmë vendin e ngjarjes.

Ai gjithashtu njoftoi se nga rrëzimi i avionit kanë humbur jetën 4 shtetas të Italisë dhe dy shtetas të Kosovës.

Sipas RTV 21, nga autoritetet thuhet se destinacioni i fundit i tyre ka qenë Prishtina.

Ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësit së bashku me policinë janë në terren. /TetovaSot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.