Zyrtare: Drita transferon mbrojtësin Tun Bardhokun
Skuadra e Dritës menjëherë pas largimit të mbrojtësit Arago Jamal ka gjetur zëvendësuesin e tij duke transferuar mbrojtësin e njohur Tun Bardhokun.
Klubin i Dritës me anë të një postimi në ‘facebook’, ka komunikuar se ka arritur marrëveshje Bardhokun.
Ndër të tjera në postimin e klubit të Dritës, thuhet:
Klubi jonë ka arritur që shpejt të gjej zëvendësuesin e Arago Jamal i cili karrierën e tij do ta vazhdojë në Azerbejxhan. Tun Bardhoku është lojtari ynë me të cilin kemi plotësuar boshllëkun e krijuar me largimin e Aragos.
Marrëveshjen mes Bardhokut dhe klubit e ka prezantuar drejtori sportiv i klubit z. Valon Zymberi i cili i dëshiroi mirëseardhje në klubin tonë.
Kohëzgjatja e marrëveshjes është lidhur për dy vitet e ardhshme me mundësi vazhdimi edhe për një vit.


