ARKATANA

Zyrtare: Demhasaj e bën hapin e madh, i bashkohet gjigantit zviceran

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Shkëlqeu në Challange League me Schaffhausenin dhe erdhi edhe hapi i madh në karrierë.

Fjala është për super talentin kosovar, Shkëlqim Demhasaj i cili nga sot është bërë me skuadër të re.

Sulmuesi i talentuar ka nënshkruar edhe zyrtarisht kontratë të re me gjigantin zviceran Luzern.

21-vjeçari ka debutuar ditë më parë me Përfaqësuesen e Zvicrës U21, ndërsa tani mund të ftohet edhe nga Kosova.

Ai stinorin e fundit ka shkëlqyer në Challange League me Schaffhausenin, ku ishte shënuesi më i mirë.

ARKATANA

Në 34 takime të zhvilluara, Demhasaj arriti të shënoi 18 gola dhe asistoi në katër të tjerë.

Demhasaj ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me Luzernin, ndërsa shuma e transferimit nuk është bërë e ditur.

“Ai është një lojtar tejet i mirë që luan për ekipin. Edicionin e kaluar shënoi 18 gola me Schaffhausenin dhe kjo tregon se është një shënues i mirë”.

“Në lidhje me detajet e kontratës të dyja skuadrat janë pajtuar që mos të zbulohet asgjë”, ka deklaruar drejtori i Luzernit, Remo Meyer. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.