Zyrtare: Bunjaki nënshkruan kontratë profesionale me ekipin nga Bundesliga
Enis Bunjaki ka nënshkruar kontratë profesionale me Eintracht Frankfurtin. Skuadra nga Bundesliga, Eintracht Frankfurt e ka shpërblyer talentin kosovar Albert Bunjakin.
Ky i fundit ka nënshkruar kontratë profesionale, dyvjeçare, me skuadrën nga elita e futbollit gjerman, njofton faqja zyrtare e Eintracht Frankfurtit.
Bunjaki, i cili ka veshur fanellën e Kosovës dhe përfaqësueses U18 të Gjermanisë, është rritur te kjo skuadër. /Express/.

