Zyrtare: Betim Haxhimusa përforcimi i radhës tek Gjilani
Gjilan – Kryesia e Gjilanit ka arritë marrëveshje me futbollistin mesfushor-sulmues të KF Prishtina Betim Haxhimusa. Haxhimusa ngjyrat “bardh e kuqë” do t`i mbroj për një stinor në Superligën e Kosovës në futboll.
Drejtori i KF Gjilani ka konfirmuar këtë marrëveshje me Haxhimusën ndërsa janë në vëzhgim edhe disa futbollistë të tjerë. “Kemi vlerësuar se futbollisti nga Prishtina Haxhimusa është i nevojshëm për skuadrën tonë dhe kemi arritur marrëveshje për një stinor, jemi në vëzhgim edhe të disa futbollistëve tjerë dhe një trajneri dhe gjithçka do të bëhet e ditur brenda pak ditësh”, ka thënë për rajonipress drejtori Agron Korqa.
Për skuadrën e Gjilanit ky është futbollisti i katër që nënshkruan kontratë një vjeçare derisa më herët për “bardh e kuqët” është arritur marrëveshja me Gzim Rusi nga Ferizaj, Veton Kabashi nga Flamurtari dhe Betim Syla nga Drita./rajonipress/


