Mobi Casa

Zyrtare: Bernard Challandes e publikon listën e futbollistëve për ndeshjen me Çekinë dhe Anglinë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, e ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet e fundit në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, kundër Republikës së Çekisë, më 14 nëntor në stadiumin “Doosan Arena” në Plzen dhe kundër Anglisë, më 17 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, njofton FFK, përcjell Zëri.info.

Është rikthyer në ekipin përfaqësues Besar Halimi që së fundmi ishte i skualifikuar për shkak të kartonëve.

Sulmuesi anësor Bernard Berisha nuk është grumbulluar shkaku i lëndimit, ndërsa për arsyeje të njëjtë mungon edhe mbrojtësi Mirlind Kryeziu.

Njëri nga mesfushorët më të mirë të Kosovës, Herolind Shala është grumbulluar, por që nuk do të jetë i gatshëm shkaku i lëndimit. Megjithatë Shala ka marrë leje speciale nga klubi për t’i qëndruar afër shokëve të Përfaqësueses.

Uji Dea

Gjithsesi Kosova vazhdon t’i vuajë mungesat e Arbër Zenelit dhe Hekuran Kryeziut, dy lojtarë të rëndësishëm që mungojnë gjatë shkaku i këputjes së ligamenteve.

Si zakonisht futbollistët e Kombëtares do të akomodohen në hotel “Emerald”, dersa stërvitja e parë e Dardanëve zhvillohet të hënën në orën 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Paraprakisht, të hënën, në orën 11:00, përzgjedhësi Challandes, do të paraqitet në konferencë për media në hotel “Emerald”. /Zëri.info