UBT

Zyrtare: Bekim Balaj rikthehet në futbollin turk, prezantohet te Boluspor

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Bekim Balaj është bërë me skuadër të re pas largimit nga ekipi rus i Nizhny Novgorod.

Sulmuesi shqiptar kishte shkëputur me marrëveshje kontratën me ekipin rus dhe tanimë është anëtari më i ri i skuadrës turke Boluspor.

Pas 11 viteve Balaj rikthehet në futbollin turk, pasi nga viti 2010 deri më 2011 kishte bërë karrierë me Genclerbirligin në Superligën e Turqisë.

Hidromorava

Balaj tanimë është prezantuar tek skuadra turke që bën gara në Ligën e Parë, por që nuk janë dhënë detaje shtesë sa i përket kontratës së futbollistit.

Tek kjo skuadër, Balaj do të bëhet shqiptari i katërt pasi aty janë edhe portieri Gentian Selmani si dhe mesfushorët anësorë Dejvi Bregu e Odise Roshi.

Boluspor kishte synime të mëdha për tu inkuadruar në elitë, por aktualisht zë vendin e 13-të me 24 pikë, vetëm dy më shumë se zona që i dërgon në Ligën e Tretë të Turqisë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.