Uji Dea

Zyrtare: Baseli transferon Gashin

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Shkëlzen Gashi në stinorin e ri do të jetë anëtar i Baselit. Ai do të nënshkruajë kontratë 4-vjeçare me kampionin e shumëfishtë të futbollit zviceran. Sulmuesi kosovar, Shkëlzen Gashi, nuk do ta vazhdojë bashkëpunimin e tij me skuadrën e Grasshoppersit.

Në stinorin e ri të elitës së futbollit zviceran, Gashi do të jetë pjesë e Baselit.

Këta të fundit kanë njoftuar se kanë arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit të Kombëtares së Shqipërisë, teksa tani ka mbetur që Gashi vetëm t’iu nënshtrohet testeve mjekësore.

RCCOLA

Shkëlzeni do të nënshkruajë kontratë 4-vjeçare me kampionin e shumëfishtë të futbollit zviceran.

Ndryshe, Gashi stinorin e kaluar u shpall golashënuesi më i mirë në Superligën e Zvicrës me 19 gola.