Zyrtare: Azdren Llullaku në Kombëtare

Ajo që është përfolur ditë më parë, tashmë është zyrtare, sulmuesi i Gaz Metan në Rumani, Azdren Llullaku ka marrë ftesë nga trajneri italian Gianni De Biazi për sfidën e 7 qershorit kundër Norvegjisë.
Në një prononcim për portalin “Asport.info”, Lullaku ka thënë se ka marrë ftesë nga Kombëtarja Shqiptare dhe do të jetë i pranishëm në grumbullimin e kësaj të fundit në Durrës.
“Nga data 29 maj do t’i bashkohem Kombëtares Shqiptare në rezdencën e saj në Durrës. Nuk e di nëse do të luaj ose jo, zgjedhjet i bënë trajneri por unë nëse luaj, do të jap maksimumin”, ka thënë Llullaku nga Rumania.
25 vjeçari ka thënë se edhe problemi i pasportës është zgjidhur: “Akoma nuk e kam në duar pasaportën por më është konfirmuar se gjithçka është në rregull dhe do ta marrë para ndeshjes me Norvegjinë”, ka përfunduar ai.
Kështu Llullaku bëhet, debutuesi i parë që i dërgohet ftesë zyrtare nga Kombëtarja Shqiptare, derisa treshja, Amir Abrashi, Vullnet Basha e Agon Mehmeti kanë procedura më të komplikuara pasi kanë luajtur më herët edhe me kombëtare të tjera.