Zyrtare: Arben Maliqi përjashtohet nga AKR për keqpërdorim të fondeve

Gjilan – Dega e AKR-së në Gjilan, në bashkëpunim më përfaqësuesit e qendrës, duke pasur për bazë përgjegjësinë direkte të udhëheqësit të Fushatës, njëkohësisht i ngarkuar me Financa, Arben Maliqi dhe dëshmitë për keqpërdorim te detyrës zyrtare dhe sabotim të Fushatës Zgjedhore, ka marrë vendim të përjashtojë nga anëtarësia e AKR-se Maliqi, me çka edhe i pushojnë të gjitha drejtat dhe përgjegjësitë ndaj AKR-së.
Dega e AKR-së në Gjilan, ka mbajtur sot mbledhjen e Kryesisë së degës në të cilën morën pjesë edhe zyrtarët nga Kryesia Qendrore e partisë, raporton rajonipress.
Në këtë mbledhje u shqyrtua raporti i degës për zgjedhjet lokale të vitit 2013, ku pas diskutimeve të shumta, u konkludua se faktor ndikues në rezultatin jo të kënaqshëm në zgjedhjet lokale, ishte mungesa e përgjegjësisë nga drejtuesit e Fushatës Zgjedhore.
Në mbledhje u diskutua edhe për raportin financiar të përgatitur nga Komisioni i degës. Nga raporti janë vërtetuar parregullsi në menaxhimin e financave, të cilat kanë ndikuar drejtpërdrejt edhe në pamundësinë e zhvillimit te aktiviteteve politike, duke ja pamundësuar degës së AKR-së në Gjilan paraqitjen e projektit zgjedhor para opinionit publik thuhet në njoftimin e AKR-së.
Dega e AKR-së në Gjilan, në bashkëpunim më përfaqësuesit e qendrës, duke pasur për bazë përgjegjësinë direkte të udhëheqësit të Fushatës, njëkohësisht i ngarkuar me Financa, Arben Maliqi dhe dëshmitë për keqpërdorim te detyrës zyrtare dhe sabotim të Fushatës Zgjedhore, ka marrë vendim të përjashtojë nga anëtarësia e AKR-se Maliqi, me çka edhe i pushojnë të gjitha drejtat dhe përgjegjësitë ndaj AKR-së.
AKR më këtë rast shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme në Gjilan dhe njëkohësisht ju bën me dije të gjithë qytetarëve të Gjilanit, se është e vendosur të ndërtojë subjekt politik Liberal, që i shërben qytetarit dhe interesave të tij. AKR, asnjëherë nuk do të jetë peng i atyre të cilët pretendojnë të keqpërdorin të mirat e subjektit tonë thuhet në komunikatën e AKR-së./rajonipress/