Fundamenti

Zyrtare: Amir Rrahmani do të mungojë deri në tri javë pas lëndimit të pësuar në ndeshjen ndaj Moldavisë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti 2020 nuk ishte aspak me fat për Kosovën. “Dardanët” u përballën me shumë mungesa për shkak të lëndimeve dhe situatës me COVID-19 gjatë gjithë vitit.

Natyrisht, kjo i kishte edhe pasojat e veta pasi skuadra që drejtohet nga Bernard Challandes regjistroi rezultate negative derisa e humbi edhe mundësinë e kualifikimit në “Euro 2020”, raporton “Zeri.info”.

Përfaqësuesja e Kosovës e zhvilloi ndeshjen e fundit për këtë vit të mërkurën (18 nëntor) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, kundër Moldavisë.

Kjo ishte ndeshja e fundit e “Dardanëve” në grupin C3 të Ligës së Kombeve, derisa Kosova e fitoi me rezultat minimal, 1:0.

Mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani pësoi një lëndim në fillim të kësaj ndeshje, me ç’rast u detyrua të largohet nga fusha e lojës, ani pse në fillim tentoi ta vazhdonte ndeshjen.

Eco Higjiena

“Zeri.info” e ka kontaktuar ndihmëstrajnerin e Kosovës, Muharrem Sahiti për ta pyetur në lidhje me shkallën e lëndimit të Rrahmanit.

Sahiti i cili e drejtoi Kosovën në ndeshjet e nëntorit shkaku i mungesës së Bernard Challandes, tha se lëndimi i Rrahmanit është mjaft specifik.

“Amir Rrahmani pritet të mungojë deri në tri javë pas lëndimit të pësuar në ndeshjen ndaj Moldavisë”, ka deklaruar Muharrem Sahiti.

“Lëndimi i tij është specifik. Ai tentoi ta vazhdonte lojën, por ishte e pamundur”, tha të premten për “Zeri.info” Sahiti. /Zeri.info /

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.