UBT

Zyrtare: Adnan Januzaj nuk ftohet nga Belgjika për Kampionatin Evropian të kësaj vere

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Adnan Januzaj nuk është ftuar në ekipin kombëtar të Belgjikës për Kampionatin Evropian 2020, që do të mbahet muajin e ardhshëm.

Megjithatë, sulmuesi i Real Sociedadit me prejardhje nga Kosova Januzaj është lënë në listën e gatishmërisë nga trajneri Roberto Martinez, raporton Gazeta Express.

Ai mund të ftohet në turneun e verës që nis më 11 qershor, në rast se ndonjëri prej sulmuesve të ftuar detyrohet të tërhiqet nga ekipi.

Januzaj, i cili e zgjodhi Belgjikën para Shqipërisë dhe Kosovës, dështoi t’ia dalë ta zërë një vend në ekipin kombëtar belg për kampionatin e dytë radhazi evropian, pasi nuk ishte ftuar as në Euro 2016.

GRANDEMALL

26-vjeçari, megjithatë, e përfaqësoi Belgjikën dy herë në Kupën e Botës, më 2014 dhe 2018, duke e shënuar një gol.

Martinezi i fitoi shtatë sulmues, Eden Hazard, Romelu Lukau, Jeremy Doku, Dries Mertens, Leandro Trossard, Mitschi Batushayi dhe Christian Benteke.

Por për dallim nga Hazard, Januzaj ka qenë shumë më aktiv në La Liga këtë sezon.

Anësori i lindur në Bruksel nga prindër shqiptarë, i bëri 26 paraqitje në La Liga për Sociedadin këtë sezon, duke i shënuar katër gola dhe duke i dhuruar katër asiste. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.