Zyrtare: Abrashi bëhet me skuadër të re
Amir Abrashi nuk është më pjesë e skuadrës zvicerane Grasshopper.Mesfushori fantastik i Kombëtares së Shqipërisë, ka arritur marrëveshje me ekipin gjerman SC Freiburg, ku do t’i bashkohet si lojtarë i lirë.
Në një prononcim të shkurtë për Telegrafin, Abrashi konfirmoi kalimin në Freiburg, ku ka nënshkruar kontratë tri vjeçare.
“Edhe zyrtarisht jam pjesë e Freiburgut. Jam i lumtur me aventurën e re. E kam parë nga afër qytetin dhe klubin dhe më ka pëlqyer shumë. Unë jam i kënaqur që jam pjesë e këtij klubi”, deklaroi Abrashi për Telegrafin.
Ylli shqiptar u larguar nga Grasshoppers si lojtarë i lirë pas pesë viteve me plot suksese në skuadrën bardh e kaltër ku ka fituar edhe një Kupë të Zvicrës.
Ai ishte kërkuar edhe nga dy skuadrat zvicerane Young Boys dhe Basel, por në fund vendosi për Freiburgun që e ka humbur këtë edicion statusin e skuadrës elitare në Bundesligë. /Telegrafi/


