United Hospital

Zyra për Zhvillim Ekonomik në Bujanoc ka probleme me projekte?

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë, Dragan Stevanoviq para disa dite në një deklaratë për TV “Bujanoci” ka deklaruar se komuna e Bujanocit pavarësisht pushteteve udhëheqëse ka problem dhe mangësi në përpilimin e projekt dokumentacioneve teknike.

Sipas tij pamundësojnë ndihmën e qeveris së Serbisë për projektet e zhvillimit të infrastrukturës lokale si dhe ato të zhvillimit ekonomik në përgjithësi, shkruan Titulli.com.

Kryetari i komunës, Shaip Kamberi rreth kësaj deklarate ka thënë se këto janë deklarata të cilat kanë prapavijë politike me qëllim destabilizimi të situatës në komunën e Bujanocit.

Mobi Casa

Kamberi është shprehur se Stevanoviq është i njohur si një personalitet nga ana e partisë SNS për ta ndërtuar skenën politike në Luginë të Preshevës duke imponuar zgjidhjet e tij si dhe kuadrot e kësaj partie.

“Politika që zhvillon komuna e Bujanocit nuk i konvenon politikave partiake të Partisë Përparimtare Serbe (SNS) dhe kjo është një insinuatë e prapaskenës që skenën politike të Preshevës ta bartë edhe në Bujanoc”, theksoi Kamberi.

Sipas Kamberit komuna e Bujanocit ka kaluar me dy projekte në zyrën për zhvillim të qeverisë së Serbisë si dhe në disa ministri ndërsa refuzimi i projekteve nga ana e ministrisë ku Stevanoviq është sekretar për ka motive politike./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.