UBT

Zyra për Preshevë pa kompetenca dhe pa përkrahje

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Zyra për Preshevë është pothuajse jofunksionale si rrjedhoje e disa faktorëve dhe si e tillë në të duhet intervenuar me urgjencë. Në zyrë që nga themelimi i saj nuk është investuar asgjë, pos një mini aktivitet me vlerë prej 250 euro. Nuk është investuar as në nevojat e saj fizike, si: furnizim me karrige, me material harxhues etj. Ka 3 vjet që është funksionalizuar dhe që ende nuk është bërë përzgjedhja e stafit të saj ka thënë Mefail Jonuzi anëtar i Kuvendit nga Lëvizja Qytetare “Vatra”.

Jonuzi ka thënë se kjo zyre po mbahet me një punëtor me kontratë në vepër, ku është shumë e vështir të punohet, pasiqë nevojat e saj i mbulon vetë punëtori me rrogën e tij, e të cilën duke qenë me kontratë në vepër e merr me vonesa të mëdha, dhe si rezultat i kësaj gjendje kjo zyre është po thuajse e dalë nga funksioni.

Eco Higjiena

Si mos të mjaftonte gjithë kjo gjendje e mospërkrahjes, kjo zyre u dëmtua edhe me një vendim skandaloz të ish ministri të brendshëm z.Skender Hyseni, I cili me një urdhër ndaloi pajisjen me letërnjoftime të përkohshme të Luginasve që nuk kanë dokumente valide nga Serbia, e kjo bëri që me qindra qytetarë të mbesin pa letërnjoftime dhe pa identitet. Është urgjente që të intervenohet në këtë zyre dhe t`i jepen kompetenca më të mëdha, sepse në të kundërt, nuk ka nevojë si e tillë të funksionojë, pasiqë, edhe nëse, akademikë të vendosen në drejtimin e saj, zor se mund të tregonin ndonjë rezultat ka thënë Jonuzi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.