United Hospital

Zyra për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc kërkon nga qeveria zbatimin e Rezolutës së vitit 2013

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në një konferencë për media, përgjegjësi i zyrës për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Ibrahim Maliqi, ka informuar mediat lidhur me konsolidimin, punën dhe kërkesat që pret nga qytetarët e Gjilanit dhe të Kosovës Lindore dhe nevojat urgjente për të vepruar qeveria e Kosovës.

Zyra për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, e themeluar nga kryetari Lutfi Haziri, sot është një dritare e fuqishme për banorët e kësaj ane, që të paraqesin hallet dhe problemet e tyre në mënyrë që ato më tutje të drejtohen në instanca më të larta për shqyrtim dhe përgjigje.

Me këtë rast Maliqi, ka thënë se kjo zyrë është në fazën e përcaktimit të saktë të kompetencave dhe detyrave për të ardhmen, në mënyrë që si zyrë të luaj rolin e vet në mbështetje të qytetarëve të dëbuar nga Kosova Lindore.

“Jemi në fazën e përcaktimit të saktë të kompetencave dhe detyrave për të ardhmen, që si zyrë të ketë rolin e saj në mbështetje të qytetarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, për kërkesa të ndryshme, por, primare është pajisja me dokumente identifikimi”, tha Maliqi.

Fundamenti

Ai me këtë rast ka thënë se vetëm për këtë periudhë kohore këtë zyre e kanë vizituar mbi një mijë qytetarë të asaj pjese, ndërsa, mbi 400 qytetarë kanë bërë kërkesën për zgjidhje të problemit me dokumente të identifikimit.

“Kemi pritur mbi një mijë qytetarë dhe mbi 400 kërkesa prej tyre që kanë të bëjnë me zgjidhjen e problemit me dokumente të identifikimit. Si zyrë, në bashkëpunim me lëvizjen Vatra dhe me përkrahje të fuqishme edhe nga kryetari Haziri, përmes Kuvendit Komunal është rekomanduar qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, që të nxirren akte nënligjore – udhëzime administrative, për të krijuar lehtësira procedurale për banorët të cilët kanë problem me dokumentacion”, bëri të ditur ai.

Maliqi, ka bërë thirrje që të bëhet zbatimi i rezolutës së nxjerrë nga Kuvendi i Kosovës në qershor të vitit 2013, sepse është e pakuptueshme që edhe pas 16 vjetëve nga përfundimi i luftës në Kosovë të ketë ende probleme për mijëra qytetarë të asaj ane për të fituar shtetësinë e Kosovës.

“Janë mijëra që janë pa dokumente të Kosovës edhe përkundër që ata jetojnë për 16 vjet radhazi në Kosovë, kanë krijuar, pasuri, janë shkolluar këtu dhe ligji nuk ua mundëson pajisjen me dokumente identifikimi. Ndërsa pjesë shumë e madhe e tyre tashmë kanë nisur që të hiqen edhe nga regjistrat e Serbisë, që në fakt po humbin edhe shtetësinë në vendin e tyre të lindjes. Në këtë fazë janë probleme të mëdha për këta banorë sepse asnjë të drejtë elementare nuk mund ta gëzojnë pa dokumentin e identifikimit”, ka thënë ai./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.