FIDANISHTJA

Zyra për Kosovën Lindore takon shumë qytetar hallexhinj

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Kushtrim Kadriu zyrtar në zyrën për Kosovën Lindore thotë për rajonipress se që nga hapja e saj ka pritur qindra qytetar derisa hallet e tyre lidhen kryesisht me shtetësinë.

Kushtrim Kadriu është i përpiktë dhe çdo ditë pranon në zyrën për Kosovën Lindore qytetar nga Lugina me të cilët flet hapur për problemet e tyre të përditshme.

Kadriu tha për rajonipress se ka takuar mbi 400 qytetar nga Lugina derisa halli kryesor i tyre mbetet çështja e shtetësisë. “Unë kam folur me ta, ua kam marrë të gjitha shënimet, por meqë zyra ende nuk është kompletuar me stafin po presim që ta rrumbullakësojmë ekipin dhe pastaj do të merremi në mënyrë intensive me trajtimin e problemeve të shumta që kanë qytetarët nga Lugina” tha Kadriu.

Fundamenti

Kadriu thotë se pavarësisht hapjes së zyrë në Gjilan është e rëndësishme që e njëjta zyre të hapet edhe në Prishtinë ku kontaktet me ndërkombëtarët dhe nivelin qendror janë më të rëndësishme.

Hapjen e zyrës Kadriu e ka quajtur si një ditë e madhe për të gjithë banorët e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjes.

Ky premtim i kahershëm i kryetarit Lutfi Haziri dhe i Lëvizjes “Vatra”, i dalë nga rezoluta për Kosovën Lindore, është hapi i parë i implementimit të kësaj rezolute në tërësi ka shtuar Kadriu. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.