UBT

Zyra e presidentes shpenzon rrogat e 86 punëtorëve me 58 të punësuar

/ 2 minuta lexim

Të ardhurat për punëtorët e Zyrës së presidentes gjatë vitit 2012 janë rritur nëpërmjet mëditjeve që i kanë marrë, pa dhënë ndonjë arsye, të punësuarit në këtë zyrë.

Për këtë veprim ka bërë vërejtje Auditori i Përgjithshëm i Kosovës. Sipas zyrtarëve të Zyrës së presidentes, dhënia e mëditjeve pa arsyetim ka ndodhur, siç thonë ata, “për shkak të natyrës së specifikave të angazhimit të stafit në mbështetje të aktiviteteve të presidentes”.

Të punësuarit në Zyrën e presidentes nuk i kanë keq punët me paga. Për këtë është përkujdesur presidentja e tyre. Këtë e tregon raporti i auditorit për zyrën e presidentes. Për të paguar 58 të punësuar në këtë zyrë në vitin 2012 , Zyra e presidentes ka kërkuar borxh prej 526, 965 eurosh që pretendonte t’i shpenzonte brenda vitit për 86 pozita pune.

KKGJILAN

Gjatë vitit, 97 për qind e këtij buxheti është zhpenzuar për vetëm 58 të punësuarit e Zyrës së presidentes.
“Zyra e presidentes në fillim të vitit kishte aprovuar me buxhet 82+4(6) pozita, ndërsa në fund të vitit i kishte 58 të punësuar. Gjatë procesit të auditimit të kategorise paga dhe mëditje kemi rishikuar se buxheti nga kjo kategori për vitin 2012 ishte 526, 965 euro, ndërsa janë shpenzuar 511, 192 euro, apo 97 përqind e buxhetit të planifikuar për këtë kategori”, thuhet në raportin e auditimit të zyrës së presidentes, shkruan Koha Ditore.

Ky tejkalim i shumës së buxhetit nuk është derdhur i tërë në kontot e punëtorëve në formë rroge, por një pjesë e saj në formë të mëditjes./Indeksonline/