Zyra e Jobsit vazhdon të mbetet siç ka qenë
Trashëgimia e Steve Jobs vazhdon të jetojë në Apple në një mënyrë mjaftë fizike: kompania e ka lënë zyrën e tij në katin e sipërm të ndërtesës krejtësisht të paprekur që nga vdekja e tij.
Emri i tij vazhdon të qëndrojë në derë. Brendësia e saj nuk është ndryshuar.
Ky detaj rrodhi nga profili i dizajnerit të Apple, Jony Ive. Ive dhe Jobs kanë punuar së bashku dhe kanë qenë jashtëzakonisht të afërt.
Madje edhe zyra e Jobsit ka qenë e lidhur përmes një korridori me laboratorin e Iveit. Këto ishin madje dy ndërtesat e vetme të kampusit të Aplle-s që ishin të lidhura në atë mënyrë, transmeton Koha.net.
Dyshja kanë qenë edhe shokë shumë të mirë. Kur Ive foli në ceremoninë përkujtimore për Jobsin më 2011, ai e quajti ish-shefin e tij mikun më të afërt dhe më besnik.
Edhe drejtori i përgjithshëm Tim Cook ka përmendur zyrën e paprekur të Jobsit në një intervistë me Charlie Rose vitin e kaluar, në të cilën ai gjithashtu kishte thënë se mendon për Jobsin çdo ditë.
“Ai është në zemrën time”, ka thënë Cook. “Shpirti i tij do të jetë gjithmonë themeli i kompanisë”.
© KOHA.net


