Hidromorava

Zymberi: Unë si ndërmarrës kam sakrifikuar kënaqësitë personale, vetëm e vetëm që të jem afër njeriut tim, familjes dhe Kosovës

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Sot po lexoj aq shumë komente negative për Kosovë sa jam i detyruar t`ju them: çdo njeri që është i përgatitur në një profesion dhe e donë punën, nuk ka shansë të mos ketë punë në Kosovë. Ju djemtë e Kosovës, burrat e saj, duhet të keni turp që aq lehtë po ikni nga Kosova. Po i leni vetëm nënat, motrat e gratë e juaja, kinse për një jetë më të mirë. Është rrenë sepse po fshiheni mbrapa paaftësisë tuaj jo profesionale dhe 90% që ikni jashtë bëni punë pastruesi apo ngarkuesi ka shkruar Metush Zymberi.

Postimi i plotë i Metush Zymberit

Po lexoj që 56000 aplikant vetëm në ambasadën e Gjermanisë; çka po ndodh me vendin tim, me njerëzit e saj? Sa e sa sakrifica deri te lufta e shenjtë e Jasharajve dhe UÇK. Në vitin 2022 hyj në vitin e 30 të sakrificës time të punës si kompani Menakon. Kam filluar i vetëm, pa asnjë lek. Nën okupim. Pa e ditur se çfarë më pret. I kam përjetuar të gjitha: skamjen, stresin, dhunën, luftën e lirinë, dhe për asnjë moment nuk e kam lëshuar të bekuarën Kosovë. Kam përgatitur me mijëra vajza në lëmin e rrobaqepësisë ku sot një pjesë punojnë në kompaninë Menakon, e pjesa tjetër e atyre vajzave dhe grave kanë krijuar biznese familjare me anë te cilave e mbrojnë vendin dhe familjen. Nënat tona, gratë tona, vajzat tona, janë heroina që mbi kurrizin e tyre po mbahet familja dhe Kosova. Unë si ndërmarrës kam sakrifikuar kënaqësitë personale vetëm e vetëm që të jem afër njeriut tim, familjes dhe Kosovës.

Uji Dea

Sot po lexoj aq shumë komente negative për Kosovë sa jam i detyruar t`ju them: çdo njeri që është i përgatitur në një profesion dhe e donë punën, nuk ka shansë të mos ketë punë në Kosovë. Ju djemtë e Kosovës, burrat e saj, duhet të keni turp që aq lehtë po ikni nga Kosova. Po i leni vetëm nënat, motrat e gratë e juaja, kinse për një jetë më të mirë. Është rrenë sepse po fshiheni mbrapa paaftësisë tuaj jo profesionale dhe 90% që ikni jashtë bëni punë pastruesi apo ngarkuesi.

Shtetit i bëj thirrje që të marr masat e shpejta dhe të bëj një takim me njerëzit ndërmarrës dhe te shohim ku është problemi. Unë kam dy kompani, vende pune kam për 100 persona që dojnë për të punuar. Në kompaninë Menakon ka vende të lira për: drejtor të përgjithshëm, menaxher prodhimi, dizajner, patronist, serviser makinash, rrobaqepëse, shitëse online profesionale e deri në pastrues.

Kompania tjetër, Kulla e Gjinajve, e cila më është dëmtuar e ku shpresojmë të rifillojmë në pranverë, ofron pozita: drejtor të përgjithshëm, kontabilist, shef marketingu, menaxher furnizimi, kamarier, shef kuzhine, kuzhinjer, ndihmësa e teknik të nevojshëm të kuzhinës, etj. Ikni e lëshone Kosovën se kështu don armiku… Ne ndërmarrësit nuk jemi armiku juaj, mos ëndërroni të pasuroheni shpejt. 30 vite ndërmarrësi dhe asnjë cent nuk është investuar jashtë Kosovës. Populli im i dashur, mblidh mendjen ta ruajmë vendin dhe familjen. Politikanët mund ti ndërrojmë sa herë të doni, por ndërmarrësit janë aseti i shenjtë i Kosovës. Zoti e bekoftë Kosovën./rajonipress/