Eko Higjiena

Zymberi: Prioritet rastet emergjente

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Mursel Zymberi ka thënë se shumë shpejtë do të nxjerrim një profil të saktë për familjet të cilat kanë problem banimi e më pas në bazë të mundësive buxhetore t’u jepet prioritet rasteve emergjente.

Komuna e Gjilanit e ndihmuar edhe nga UN – HABITAT, ka nisur punën për regjistrimin e të gjitha familjeve të cilat kërkojnë strehim, duke krijuar kështu data-bazën e saktë për secilën familje veç e veç, e që në të ardhmen në bazë të mundësive buxhetore të Komunës të intervenohet konform prioriteteve.

Me këtë rast Mursel Zymberi anëtar i komisionit ka thënë se ky ishte një takim i komisionit për hartimin e planit për zgjedhjen e çështjes së banimit për rastet sociale që ka Komuna e Gjilanit.

ARKATANA

“Kemi marrë detyra shtesë në mënyrë që t’i kategorizojmë familjet duke i futur në data-bazën e komunës si në aspektin e gjendjes sociale të cilën e kanë, problemin e banimit, pastaj numrin e anëtarëve të këtyre familjeve, personat të cilët i kanë me nevoja të veçanta, rastet me probleme shëndetësore në familje etj. Mbledhja e statistikave do të nis menjëherë, konform detyrave të ndara në këtë mbledhje mes anëtarëve të komisionit, ndërsa në javën e ardhshme në mbledhjen e radhës do të bëhet prezantimi i tyre i detajuar. Shumë shpejtë do të nxjerrim një profil të saktë për familjet të cilat kanë problem banimi e më pas në bazë të mundësive buxhetore t’u jepet prioritet rasteve emergjente, ka thënë Murseli, duke shtuar se zotimi i kryetarit Haziri, për të ndihmuar familjet me gjendje të rëndë sociale, e posaçërisht atyre me probleme të banimit, veçse është vërejtur javë më parë me ndarjen e një fondi të posaçëm për këtë kategori.

Ai më tej ka potencuar se me reputacionin që ka kryetari Haziri brenda dhe jashtë vendit, do të përfitojnë vazhdimisht familjet e këtyre kategorive.

“Duke e parë vullnetin dhe reputacionin që ka kryetari Haziri unë jam shumë i bindur se pos atij vendimit të Kuvendit për një pjesë të mjeteve, kryetari jam i bindur se përmes donacioneve do të siguroj edhe më shumë mjete në mënyrë që t’u ndërtohet kulm mbi kokë familjeve që sot breng kryesore kanë këtë, në mesin e shumë brengave të tjera sociale, ka thënë ai ndër të tjerash./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.