RCCOLA

Zymberi: “Kulla e Gjinajve” mund të dëmtohet, por jo edhe të shembet

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – “Kulla e Gjinajve”, qendra hoteliere më atraktive në rajon ka pësuar një dëm të jashtëzakonshëm si pasojë e një problemi elektrik. Restoranti më modern i ndërtuar ndonjëherë në Gjilan, i përcjellur me strukturë mahnitëse dhe me një interier dhe vlerë të padiskutueshme u bë shkrumb e hi për pak minuta. Mbetën pa gojë e pa frymë jo vetëm pronari e stafi i tyre, por shumë klient e qytetar gjilanas. Zotimi i Metush Zymberit është shumë pozitiv dhe emocionues.”Kulla mund të dëmtohet, por jo edhe të shembet..do të kthehemi së shpejti” shprehet Metush Zymberi.

Kanë mjaftuar pak minuta për ta bërë shkrumb e hi një objekt me vlera të mëdha arkitektonike e pjesë e trashëgimisë. “Kulla e Gjinajve” si një nga qendrat hoteliere më të mëdhatë në rajon, e humbi një krah të fuqishëm, restorantin super ekskluziv që ishte pjesë përcjellëse e resorit. Ata që po e shihnin teksa digjej një pjesë e Kullës, nuk mund t`i besonin syve. Gjilanas të shumë mbetën pa gojë e pa frymë. U zhduk një pjesë e bukurisë përrallore e ndërtuar me aq dashuri e përkushtim nga ekspertë të fushave të ndryshme. Gjithçka në drunj dhe e stolisur me qindra elemente të reja.

Metush Zymberi është pronari i “Kulla e Gjinajve” dhe një ekspert dhe dashamirë i natyrës dhe qendrave rekreative e argëtuese. “Nuk e di saktë dëmin sepse s`ka dëm që e paguan djegien e restorantit. Aty ka pasur vlera të pakrahasueshme dhe finesa të shumta. Është humbje e madhe jo vetëm për mua, por për tërë Kosovën sepse për pak kohë ne arritëm të familjarizohemi me familje të shumta nga e mbarë Kosova dhe trojet shqiptare” u shpreh Zymberi për rajonipress.

Eco Higjiena

Për Metush Zymberin djegia e restorantit ishte pjesë shumë e veçantë e resortit. “Unë si pronar i falënderoj të gjithë klientët tanë të shumtë që e vizituan aq herë dhe i dhanë hijeshi këtij ambienti të mrekullueshëm. Shpresoj që me ju do ta rindërtojmë dhe do t’i japim hijeshinë e dikurshme. Së shpejti do të rifillojmë. Ju faleminderit për mirëkuptim” kishte shkruar në rrjetet social Metush Zymberi derisa kishte dhënë lajmin se po digjej zemra e resorit.

“Kulla mund të dëmtohet, por jo edhe të shembet” ky ishte njoftimi i radhës nga Metush Zymberi. “Të nderuar klientë ju njoftojmë që pas një problemi elektrikë një pjesë e resortit “Kulla e Gjinajve”, u kaplua nga flakët. Fatmirësisht reagimi ka qenë i menjëhershëm dhe kemi përfunduar vetëm me dëme materiale. Duke pasur parasysh vizitat e juaja të shpeshta dhe krijimin e momenteve të bukura bashkë, nuk na mbetët tjetër veç se të vazhdojmë para dhe ta rindërtojmë Kullën, përsëri së bashku ku edhe së shpejti do të rifillojmë punën. Resorti do të jetë i mbyllur deri në njoftimin e radhës.
Faleminderit për mbështetjen” kishte shkruar Zymberi.

Edhe pas dëmtimit të resortit klient e qytetar të shumtë shkojnë deri tek Kulla për t`i dhënë kurajë pronarit dhe stafit të saj./rajonipress/