UBT

Zymberi: Kosova nuk është në situatë luksi për tu marrë me greva, Qeveria ka afat deri në qershor

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Mursel Zymberi kryetar i Sindikatës së Shërbimit Civil të Kosovës (SSHCK) tha për rajonipress se kërkesat e sindikalistëve në parim janë të drejta, por greva e nisur nga arsimi dhe shëndetësia nuk do të përkrahet sepse jemi në një situatë ku papunësia është në nivelin më të lart, derisa eksodi po e mbyt Kosovën. Qeveria e Kosovës ka afat deri në qershor të trajtojë me sinqeritet kërkesat e sindikalistëve dhe më vonë të fillojë një dialog të sinqertë e konstruktiv.

Mursel Zymberi i cili drejton Sindikatën e Shërbimit Civil të Kosovës nuk e përkrah grevën e nisur nga punëtorët arsimor dhe ata të shëndetësisë raporton rajonipress.

Zymberi thotë se Kosova nuk është në situatë luksi që të merret me greva dhe që të bëjë eksperimente me vetveten. “Janë disa arsye e faktor pse Këshilli Qendror i SSHCK nuk e përkrah grevën e nisur nga arsimi dhe shëndetësia. Ne në parim i kemi përkrahur kërkesat e drejta të sindikalistëve, por jo në këtë kohë kur kemi një numër të papunëve të shumtë, kurse eksodi po e ngulfat Kosovën, derisa për një kohë të gjatë kishim një ngërç politik disa mujor”.

RCCOLA

Zymberi tha se duke pasur parasysh këta faktor ne i kemi dhënë afat Qeverisë Mustafa që deri në qershor të trajtojë dhe të merret me seriozitet me kërkesat e sindikalistëve në mënyrë që pastaj të fillojë një dialog i sinqertë dhe konstruktiv. “Qeveria në qershor gjithashtu duhet të japi raport se çfarë ka bërë me këtë buxhet që nuk kishte rritje të pagave në këta dy sektor, sa e ka rritur numrin e të punësuarve dhe cilat janë investimet konkrete, e tek pastaj me rishikimin buxhetor të parasheh rritjen e pagave në bazë të marrëveshjeve të arritura”.

Zymberi gjithashtu tha se ditëve të fundit janë dhënë disa apele se gjoja shërbyesit civil po e përkrahin grevën. “Unë i bëjë apel shërbyesve civil që mos të bien preh e këtyre manipulimeve sepse askush s`ka të drejtë të flas në emër të Sindikatës së Shërbyesve Civil të Kosovës, e cila me kohë ka treguar se nuk e përkrah këtë grevë” tha Zymberi./rajonipress/