FIDANISHTJA

Zyhdi Haziri pret Presidentin e Akademisë Drejtësisë së Turqisë, Yilmaz Akçil

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Zyhdi Haziri të martën ka pritur në një takim Presidentin e Akademisë Drejtësisë së Turqisë, Yilmaz Akçil, i cili ka qenë i shoqëruar me një delegacion.Me këtë rast, Kryetari Haziri ka njoftuar me organizimin e punës që bëhet në Gjykatën Themelore të Gjilanit.

Zyhdi Haziri, ka premtuar rritje të bashkëpunimit me Akademinë e Drejtësisë së Turqisë.

“Ishte një kënaqësi e veçantë të na vijë për vizitë delegacioni nga Akademia e Drejtësisë së Turqisë në Gjykatën Themelore të Gjilanit. Ne edhe më herët kemi pas bashkëpunim të mirë me këtë Akademi, përveç Institutit Gjyqësor të Kosovës, ku një pjesë e gjyqtarëve të rinj kanë vizituar Akademinë dhe kanë marr përvoja atje. Njëherët kemi pas vizita edhe në administratat e gjykatave të Republikës së Turqisë, ku kanë një teknologji shumë të lartë dhe po besojmë që atë eksperiencë që kemi marr atje të plasojmë edhe në gjykatat tona. Shkëmbyem përvojat tona profesionale dhe besojmë që do të rrisim edhe më shumë bashkëpunimin”, tha Haziri.

Nga ana tjetër, Presidenti Akçil ka falënderuar kryetarin Haziri për mikpritjen që i’u është organizuar këtij delegacioni.

Fundamenti

Duke folur për kushtet në Gjykatën Themelore të Gjilanit, Presidenti Akçil ka deklaruar se kjo Gjykatë ofron kushte shumë të mira për punë.

“Fillimisht dua të potencoj se këta janë duke punuar në një ndërtesë mjaft komode. Ne na bënë të ndihemi mirë që këta punojnë në një ndërtesë kaq komode dhe i plotësojnë kushtet për punë. Kryetari i Gjykatës së bashku me stafin e tij na bëri një pritje mjaft të ngrohtë. Andaj dua të shprehi falënderimet për këtë mikpritje”, tha Presidenti Akçil.

“Kemi bashkëpunim të ngushtë me Institutin Gjyqësor të Kosovës, në kuadër të bashkëpunimit që kemi me këtë institucion muajin e kaluar kemi pritur një delegacion nga Kosova. Dhe në kuadër të këtij bashkëpunimi këto ditë po e vizitojmë Kosovën nga Akademia e jonë”, ka theksuar Akçil./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.