UBT

Zyhdi Haziri pret në takim komandantin e KFOR-it turk

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Me rastin e emërimit të Komandantit të ri turk të ekipit të LMT-së për Komunë të Gjilanit dhe Parteshit, Toger Emrah Yildirim, është pritur në një takim nga kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Zyhdi Haziri.

Me këtë rast kryetari Haziri ka njoftuar komandantin e ri Yildirim me punën efikase që bëhet në Gjykatën Themelore të Gjilanit. “Gjykata jonë, ka rritur numrin e zgjidhjes së lëndëve në secilin departament dhe për këtë numri i lëndëve të grumbulluara për vite të tëra, tashmë është duke rënë”, tha Kryetari Haziri.

Eco Higjiena

Komandanti Yildirim ishte i kënaqur me efikasitetin e punës në Gjykatën Themelore të Gjilanit, gjithashtu edhe me qetësin që mbretëron në Komunën e Gjilanit dhe atë të Parteshit.

Në fund të takimit të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen disa dhurata dhe pastaj bënë një vizitë objektit të Gjykatës Themelore të Gjilanit./rajonipress/