Fundamenti

Zyberaj ironizon me Demaçin: Bacë, gabove për bacin

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Këshilltari i kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli, Jetlir Zyberaj i është përgjigjur Adem Demaçit, i cili sonte në emision Debat të RTK-së kishte thënë se “Pacolli duhet ta lërë politikën”.

Zyberaj, këshilltar i Pacollit, në një postim në Facebook ka shkruar se duke e njohur së afërmi Pacollin është i bindur që “ atij, jo që do t’i pëlqejë, por ai sigurisht do ta qortojë për këtë postim”.

“Kjo sepse edhe më tutje qenia dhe figura e Adem Demaçit me gjithë përbuzjen që ky i fundit i bën në raport më të (Pacollin), përbën heroin e gjallë, njeriun e sfidave dhe themeltarin e lirisë e pavarësisë së këtij vendi, saqë këto lapsuset e tij të komunikimit duhet t’i falen gjithmonë. Bile edhe atëherë kur ai nuk ka fare të drejtë. Edhe kur për të është normale të tregojë për të mirët dhe të këqijtë e Kosovës gjithmonë para zgjedhjeve. E edhe atëherë kur nga retë e kësaj mbi toke, dhe nga të gjithë të gjallët e këtij mbi dheu ai reciton porositë e dostave të ‘mirë’, që janë një dhe s’ka tjetër veç tyre…”, ka shkruar Zyberaj, citon orainfo.

Uji Dea

Tutje Zyberaj ka thënë se e “do Adem Demaçin për një mori arsyesh”.

“Bile bile nga sonte do ta dua edhe më fort. Në karvanin e njerëzve që i thurin mite Behgjet Pacollit sonte u rreshtua edhe Baci Adem. Një goxha figurë apo jo?? Faleminderit Baci Adem. Ama gabove pak për Zotin. Jo bash në vigjilje zgjedhjesh aman. Se mos na hidhërohen të tjerët andaj. …edhe diçka se harrova. Baci Adem, atë iniciativën tënde të admiruar për bashkimin ekonomik mes Kosovës dhe Shqipërisë e ka bë Behgjet Pacolli… se mu duk që sikur e harrove pjesën e dytë të emisionit”, ka shkruar në fund Zyberaj. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.