Zyberaj : Anamorava do ia shoh hairin Behgjet Pacollit

Gjilan – Përveç Gjilanit AKR-ja synon fitoren edhe në Kamenicë, ngase kemi projekte konkrete për qytetarët e kësaj ane. AKR-së qytetarët e Anamoravës do ia shohin hajrin sepse Behgjet Pacolli dhe AKR do të bëjë histori në atë komunë që do ta ketë fatin të udhëhiqet nga ne thotë për rajonipress këshilltari politik Jetlir Zyberaj.
Edhe pse ishte disa herë në Gjilan për të tejkaluar mosmarrëveshjet e krijuara në degën e AKR-së në Gjilan , vet lideri i saj Behgjet Pacolli, askush nga ky subjekt politik nuk ka sqaruar rrethanat dhe gjendjen momentale, se ku ndodhet AKR e Gjilanit tani.
Megjithatë rajonipress ka bërë përpjekje që të kontaktojë njerëzit përgjegjës nga AKR-ja në Prishtinë.
Jetlir Zyberaj këshilltar politik i Behgjet Pacollit për rajonipress thotë se dega e AKR-së në Gjilan është stabile dhe shumë e konsoliduar. “Ka pasur mjaft spekulime nga individ të caktuar që lëshonin dezinformata për gjoja dorëheqjet e disa nëndegëve nga AKR-ja, por që absolutisht këto nuk janë të vërteta. Ata individ që e lidhin fatin e degës apo nëndegëve me interesat private të secilit nuk i shërbejnë askujt e as më pak qytetarit” tha Zyberaj për rajonipress.
Sipas tij AKR-ja është e gatshme dhe e angazhuar që të fitojë Gjilanin, që është pretendim shumë realist.
Zyberaj thotë se AKR mbështet një kandidatë me beckraund dhe vlera të paarritshme nga kandidatët e cilitdo subjekt tjetër politik.”Përveç Gjilanit AKR-ja synon fitoren edhe në Kamenicë, ngase kemi projekte konkrete për qytetarët e kësaj ane. AKR-së qytetarët e Anamoravës do ia shohin hajrin sepse Behgjet Pacolli dhe AKR do të bëjë histori në atë komunë që do ta ketë fatin të udhëhiqet nga ne” tha Zyberaj./rajonipress/