Zyberaj: AKR u dëmtua rëndë edhe në Anamoravë

Gjilan – Këshilltari politik i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj për rajonipress tha se ka dyshime të mëdha se AKR është dëmtuar rëndë edhe në komunat e Anamoravës. Ne kemi kërkuar rinumërimin e votave sepse kemi shumë ankesa që na bëjnë të dyshojmë se në zgjedhjet e fundit AKR është dëmtuar qëllimisht tha Zyberaj.
Jetlir Zyberaj tha se kanë marrë ankesa nga degët e AKR-së në komunat e Anamoravës për vjedhje të votave apo edhe dëmtim të qëllimshëm të procesit zgjedhor, raporton rajonipress.
Zyberaj tha se ka dyshime të shumta se AKR në Anamoravë është dëmtuar rëndë.”Ne kemi kërkuar rinumërim të votave pasiqë ishim të bindur se ka vjedhje të votave dhe se qëllimisht është dëmtuar AKR. Dikush qëndroj kujdestar tërë kohën vetëm që AKR të dëmtohet dhe të ketë sa më pak vota” tha Zyberaj.
Zyberaj tha se ka pasur një disponim jashtëzakonisht pozitiv në komunat e Anamoravës për AKR dhe fakti se ankesat e degëve tona janë të bazuara ne nuk do të heqim dorë që rinumërimi të ndodhë sërish në mënyrë që ky proces të jetë kredibil kurse AKR dhe vota e saj mos të dëmtohet në asnjë variant./rajonipress/