UBT

Zyberaj: AKR së shpejti me imazh të ri në Gjilan

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Largimi nga AKR-ja në LDK i këshilltares, Mizafere Ismajli nuk e ka shqetësuar këshilltarin politik të Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberajn. Ai për rajonipress tha se njerëzit e tillë që bëjnë lëvizje të tilla kanë vetëdije të ulët dhe nuk ndihen të plotësuar si personalitete. AKR së shpejti do të ketë një imazh të ri në Gjilan tha ai.

Këshilltarja e Aleancës Kosova e Re në Kuvendin Komunal të Gjilanit, Mizafere Ismajli, ka kaluar në Grupin e këshilltarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ismajli ka thënë se ishte e pakënaqur me tretmanin jo të mirë që pati në AKR. Po kjo deklaratë dhe vet largimi i Ismajlit nuk po shihen as si pengesë e as si shqetësim në taborin e AKR-së.

ARKATANA

Jetlir Zyberaj këshilltar politik i Behgjet Pcollit tha për rajonipress se AKR-ja në Gjilan është stabile, e organizuar dhe shumë shpejt pritet që ajo të ketë një imazh të ri. “Nuk ka krizë e as që mund të shkaktojë dikush një situatë të tillë. Ne jemi parti serioze me një strukturë të qëndrueshme e cila fatmirësisht nuk bazohet në individ” tha Zyberaj.

Zyberaj duke folur për largimin e Mizafere Ismajlit tha se njerëzit e tillë që bëjnë lëvizje të tilla kanë vetëdije të ulët dhe nuk ndihen të plotësuar si personalitete.”Nuk jemi fare të shqetësuar sepse të tillët që kanë bërë veprime të njëjta më herët, mund fare lehtë t`i shihni sot se ku kanë përfunduar” tha Zyberaj./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.