UBT

Zvoglohet kontrabanda e mishit nga Kosova në Luginë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Drejtori i qendrës Veterinere në Bujanoc, Miodrag Milkoviq ka deklaruar se kohën e fundit është zvogluar kontrabanda e mishit nga Kosova, mirëpo edhe më tej mbetet shqetësuese dhe masive transportimi ilegal nga Serbi në Kosovë i kafshëve.

Kohën e fundit është zvogluar kontrabanda e mishrave që sillen nga Kosova në Serbi dhe që kanë prejardhjen nga Amerika dhe Amerika jugore, ka thënë Milkoviq.

Fundamenti

Sa i përket kafshëve, aktive kanë mbetur kanalet ilegale, pasi me kafshë furnizohen komuna e Gjilanit dhe rrethina e qytetit të Pejës., ka shtuar Milkoviq.

Shteti ka mundësuar transport legal nëpërmjet vendkalimit kufitar të Konçulit me dokumenta veterinarie e cila është e obliguar. Mirëpo, për shkak të taksave që duhet ti paguhen Eulex dhe Serbisë, shmangen këto rrugë ilegale për të zvogluar harxhimet e transportit, andaj edhe kafshët kalojnë nëpër rrugë ilegale, ka thënë drejtori i qendrës veterinere në Bujanoc.(presheva.com)