RCCOLA

Zvogëlojeni sheqerin në gjak pa ilaçe

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Diabetikët e dinë se mund ta rregullojnë nivelin e glukozës, apo sheqerit në gjak, me anë të ilaçeve, por edhe me anë të ushqimeve të ndryshme. Të tilla janë boronicat, respektivisht degët e tyre.

Diabeti shpesh quhet edhe vrasës i heshtur, meqë njerëzit nuk i vërejnë me kohë simptomat e tij. Për këtë shkak, është e nevojshme që, në mënyrë periodike, p.sh. çdo gjashtë muaj, t’i bëjmë komplet analizat e gjakut.

Sipas mjekësisë popullore, receta që ua sjellim në vazhdim, e zvogëlon nivelin e sheqerit në gjak për një muaj, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Uji Dea

Merreni një lugë degëza të imtësuara të boronicës dhe vendosini në një enë. Më pas përvëloni ato me një gotë uji të valë dhe zieni ashtu për dhjetë minuta. Çajin e përgatitur në këtë mënyrë duhet lënë që të qëndrojë për 1 orë, në një enë të mbuluar. Çajin e kulluar duhet pirë në gllënjka të vogla gjatë ditës dhe këtë duhet përsëritur për një muaj.

(Kosova Sot)