Fidanishtja

Zvicra, vetëm e dhjeta për barazin gjinore

/ 1 minutë lexim

Shtete si Filipinet dhe Nikaragua qëndrojnë më mirë se Zvicra në çështjen e barazisë së femrës

Zvicra, sipas një rangliste të përpiluar nga Global Gender Gap (në kuadër të WEF) prej tre vitesh vendumëron sa i përket barazisë gjinore, duke mos lëshuar vendin e dhjetë. Problemi që nuk e lë Zvicrën të shkojë më lartë në listë është, veç tjerash, arsimimi i mangët i femrës.

Global Gender Gap bën ekzaminimin e barazisë gjinore në 135 vende të botës, me ç`rast merr parasysh kritere si qasja e femrës në ekonomi, në arsimin bazik dhe atë të lartë, pjesëmarrjen në politikë, shëndetin dhe jetën mesatare te gruas.

Mobi Casa

Nga viti 2006, kur gjendej në vendin e 26, Zvicra ka bërë një përparim të dukshëm por nga viti 2010 e këndej ajo po vendumëron, duke mbetur prapa Nikaraguas që mban vendin e nëntë dhe Filipines që është në vendin e tetë në botë.

Ashtu sikurse edhe viteve tjera, ranglista udhëhiqet nga Islanda, Finlanda, Norvegjia dhe Suedia. Ndërsa vendet e fundit në listën e (pa)barazisë gjinore i mbajnë: Çadi, (133), Pakistani (134) dhe Jemeni (135).