UBT

Zvicra, vendi më i mirë për të jetuar

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Zvicra është vendi në botë më i mirë për të lindur në vitin 2013-të. Një kërkim i ri tregon se të lindësh në Zvicër priresh të jesh më i lumtur dhe të kesh një jetë sa më cilësore. Australia bashkë me vendet skandinave Norvegjinë, Suedi dhe Danimarkë përbëjnë pesë vendet e para.

Vlerësimi është bërë nga “The Economist Intelligence (EIU), motër e kompanisë “The Economist” që është përpjekur të rendisë vendet ku mund të jetohet më mirë në vitet e ardhshme, transmeton ‘Shekulli’ shkrimin. Renditja është bërë mbi rezultatet subjektive se sa të kënaqur janë njerëzit dhe përcaktuesit objektivë të kualiteti të jetesës.

Ajo që bie në sy është se dominojnë vendet me ekonomi të vogël. Në 10 vendet e parë gjysma janë vende Evropa por vetëm njëra është pjesë e eurozonës. Vendet e prekura nga kriza, si Greqia, Portugalia dhe Spanja mbeten shumë poshtë edhe pse janë të favorizuara për shkak të klimës.

Mobi Casa

Tre vendet më të fuqishme të BE-së, Gjermania, Franca dhe Britania mbeten shumë pas pasi Gjermania është e 16-të, Franca e 26-ta dhe Britania e 27-ta.

Nigeria është vlerësuar si vendi më i keq për vitin 2013-të. Ndërsa Brazili, Rusia, India dhe Kina pavarësisht dinamizmit të ekonomisë së tyre nuk shqyhen për cilësi të jetesës.

Kurse SHBA-të, të cilat në vitin 1988 renditeshin në krye fare, këtë vit pozicionohen në vendin e 16-të. Sa i takon vendeve të Ballkanit më mirë pozicionet Sllovenia e cila gjendet në vendin e 32-të.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.