UBT

Zvicra u refuzon pasaportën kosovarëve, kanë aplikuar pa kryefamiljarin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Të martën që shkoi, Asambleja Komunale e Dintikonit, fshat në kantonin Aargau, duke vendosur rreth dhënies së shtetësisë zvicerane shtetasve të huaj, nga tetë kërkesa sa ishin gjithsej i kishte miratuar shtatë dhe e kishte hedhur poshtë vetëm njërën.

Siç merret vesh ndërkohë, kërkesa e hedhur poshtë ka qenë e një familjeje nga Kosova. Në të vërtetë nëna me dy fëmijë, pasi që i kishin plotësuar kriteret formale bazë për të marrë pasaportën e Zvicrës, e kishin bërë kërkesën përkatëse. Ndërsa për kryefamiljarin, babanë e fëmijëve kjo kërkesë nuk ishte bërë fare.

KKVITI

Fakti se kosovarëve u është refuzuar kërkesa me një shumicë të madhe kundër është simptomatik. Por, siç shprehet kryetari i komunës për aargauerzeitung, në këtë rast nuk ka vend për spekulime lidhur e motive politike. Sipas tij, popullata e komunës “dëshiron të shohë interesimin e të huajve për t`u integruar” në jetën shoqërore të fshatit ku jetojnë. Dhe këtë nuk e kishin parë te familja në fjalë.

Megjithatë, shkas për refuzim ka qenë diçka tjetër: gruaja që e ka bërë kërkesën për natyralizim, jeton në Dintikon nga viti 2008 dhe i kishte plotësuar kushtet për të fituar shtetësinë. Mirëpo bashkëshorti i saj kishte “ngelur në provim”. Arsyet nuk bëhen të ditura pasi që është obligim ligjor mbrojtja e personalitetit të personit në fjalë. Votuesve u ka penguar përse megjithatë gruaja dhe fëmijët e kanë bërë kërkesën pa kryefamiljarin. Ata kanë kërkuar që një familje duhet të natyralizohet e plotë dhe jo anëtarët e saj veç e veç, shkruan portali. /albinfo.ch

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.